Zgjedh gjuhën:   Anglisht  |  BHMS  |  Shqip
Zyret:   Serbia  |  Kosova  |  B&H  |  Mali i Zi      |  Zyra rajonale  |      Zyret lokale:   Novi Sad  |  Kragujevc  |  Nish Fondacioni i Nismës
PËR NISMËN
PROGRAMET
Programi për të rinj
Të drejtat e njeriut
Arhiva
AKCIONET / PROJEKTET
AKTUALE
DEKLARATE PËR SHTYP
RAPORTET
PUBLIKIMET
NISMA NË MEDIA
NEWSLETTER
ALUMNI
 
RRJETI I YIHR-SË:
ZYRET
Kosova
Serbia
Mali i Zi
Bosna dhe Hercegovina
Novi Sad
Kragujevc
Nish
DONATORËT DHE PARTNERËT
LIDHJET
MUNDÄ–SI PUNÄ–SIMI/ PRAKTIKA NÄ– YIHR
YIHR STAFI
KONTAKTI
 
SHOQËRITË E DHUNSHME NË TRANZICION III
Në vitin kur po i kushtohet një vëmendje e madhe statusit të Kosovës, Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në bashkëpunim me fondacionin Heinrich Böll, është përqendruar në «ditën më pas».
Shoqëritë e dhunshme në tranzicion: Dialogu alternativ Kosovë – Serbi (2004)
Në këtë publikim gjendet procesverbali i konferencës e cila është mbajtur kah fundit i majit të vitit 2004 në Risan, Mal të Zi dhe në të cilën konferencë janë mbledhur përmbi tridhjetë aktivistë të rinj, studentë dhe intelektualë nga Kosova dhe Serbia të cilët bashkarisht kanë biseduar në kuadër të pesë sesioneve. Sesioni i parë ka pasur për temë të kaluarën dhe mënyrat e ballafaqimit me të kaluarën. Në sesionin e dytë kemi dëgjuar për nacionalizmin dhe radikalizimin e shoqërive, përderisa sesioni i tretë i është kushtuar gjendjes në Universitete. Në sesion e katërt dhe të pestë kemi biseduar për shoqërinë civile dhe rolin që ajo mund ta ketë në procesin e stabilizimit dhe ndërtimit të drejtësis.
Zbatimi i konventës kuadër për mbrojtjen e pakicave kombëtare në tetë qytete të Serbisë (2005)
Numri i pjesëtarëve të pakicave kombëtare është zvogëluar në gjashtë prej tetë komunave të hulumtuara, përderisa pjesëmarrja procentuale e serbëve është rritur. Përveç në dy raste, e drejta për ushtrimin e fesë tek pakicat kombëtare nuk është kërcënuar. E drejta për përdorim zyrtar të gjuhës nuk respektohet plotësisht në asnjë prej komunave. Arsimi në gjuhët e pakicave nuk është gjithkund i aplikuar sikurse në mënyrën e cekur në konventë. Pabarazia më e madhe në organet e administratës publike është prezente në gjykata, prokurori dhe polici.
Shoqëritë e dhunshme në tranzicion: Dialogu alternativ Kosovë – Serbi II (2005)
Me anë të publikimit “Shoqëritë e dhunshme në tranzicion II�, Nisma e të rinjve për të drejtat e njeriut dokumenton vazhdimësinë e punës së forumit të të rinjve si pjesë e dialogut alternativ Kosovë – Serbi. Botimi është një transkript nga konferenca e mbajtur në Prishtinë, i autorizuar nga panelistët.Besojmë se ky forum paraqet një kontribut në ndërtimin e lidhjeve të reja të qytetarëve të Kosovës dhe Serbisë. Tema “Nga dhuna etnike deri tek normaliteti qytetar� ka mbledhur më shumë se gjashtëdhjetë aktivistë dhe studentë nga Kosova dhe Serbia.
Gazetarët mund t’ia dalin mbanë (2005)
Ky publikim paraqet një pasqyrë të detajuar të mediave të shtypura në Serbi dhe Kosovë përmes analizave dhe ngjarjeve më të rëndësishme, si dhe përmes projektit e nisur nga Nisma e të rinjve për të dretjat e njeriut në bashkëpunim me gazetarët partnerë ashtu që të ndërtohet një urë në mes të mediave nga Kosova dhe Serbia. Në këtë analizë është konstatuar se mediat serbe dallohen për përdorim të gjuhës së urrejtjes, gënjeshtrave, tërheqjes së fakteve nga konteksti dhe heshtjes së ngjarjeve. Numri më i madh, edhe i mediave liberale, nuk ndalet së përdoruri paragjykimet për simbolet e shoqërisë së Kosovës. Mediat në Kosovë, në anën tjetër, heshtin. Jeta e pakicave nuk paraqet asgjë për shumicën e këtyre mediumeve. Tregimet nga enklavat e Kosovës përdoren për të dëshmuar ‘lulëzim’.
Zbatimi i ligjeve tranzicionale (2005)
Prej dhjetorit 2004 deri në nëntor të vitit 2005, Nisma e të rinjve për të drejtat e njeriut ka bërë hulmtimin lidhur me zbatimin e ligjeve tranzicionale në Serbi. YIHR ka mbikqyrur zbatimin e Ligjit mbi bashkëpunimin me Tribunalin penal ndwrkombwtar pwr ish-Jugosllavinw, Ligjit për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të pakicave kombëtare, Ligjit për lustrim, Ligjit mbi informim publik dhe Ligjit mbi marrjen e përgjegjësive nga gjyqet, prokuroritë ushtarake dhe nga e drejta për mbrojtje në sektorin ushtarak. Hulumtimi është kryer në bazë të informatave të mbledhura deri më 15 nëntor të vitit 2005.
Serbia dhe Srebrenica 1995 – 2005 (2006)
Nisma e të rinjve për të drejtat e njeriut në bashkëpunim me fotografin sarajevas Tarik Samarah ka vendosur që para shënimit të dhjetëvjetorit të masakrës së Srebrenicës të postojë billborde në tërë Serbinë me porosinë “TA SHOHËSH, TA DISH, TA KUJTOSH. Srebrenica 1995-2005�. Kemi organizuar një numër aktivitetesh tjera në bashkëpunim me Lëvizjen e nënave të enklavës së Srebrenicës dhe Zhepës. Tetë organizata joqeveritare i kanë nisur një kërkesë Kuvendit të Serbisë që të aprovojë deklaratën obliguese për respektimin e të drejtave të viktimave të krimeve të luftës, posaçërisht të gjenocidit në Srebrenicë. Reaksioni i publikut në Serbi për domosdoshmërinë e qartë për ballafaqim me të kaluarën nuk ka qenë i thjeshtë. Billbordet janë shkatërruar, por zëri i viktimave megjithatë është dëgjuar.
 
Is it important to establish Balkans regional commission for the War crime victims ?
No
Yes
Maybe
Do not know


Check results
YIHR 2007 © All rights reserved. Powered by TimOK